11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Ky do të jetë moti për javën e ardhshme

Rekomandime

Gjatë pesë ditëve të ardhshme mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë.

- Advertisement -

Nga dita e hënë deri të mërkurën ka mundësi që të ketë ndryshim të motit, por jo në gjithë territorin.

Javën e kaluar kishte reshje në jug dhe jugperëndim të vendit, ndonëse kishte parashikime të ketë reshje edhe në pjesët tjera të territorit, por prezenca e masave të fuqishme të ajrit nga perëndimi i vendit, i ndryshuan kushtet meteorologjike duke i zhvendosur vranësirat rrëzë maleve.

SPONSORED CONTENT

- Advertisement -

Најефикаснија техника за обнављање колена и зглобова у 3 дана

Reshje shiu në formë rrebeshi kishte kryesisht në malet e Sharrit, përfshirë fshatrat e rrethit të Dragashit e deri në pjesën jugore të qytetit të Prizrenit, kurse pjesa tjetër e territorit mbeti nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik, vranësira të paqëndrueshme dhe rreze dielli.

- Advertisement -

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-36 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve ultraviolet (UV) mbetet i lartë, andaj qytetarët këshillohen që nga ora 10:00-17:00 të shmangin kontaktin direkt me rrezet e diellit ose të mbajnë masa mbrojtëse. Do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit