3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është 33 vjeçari nga Peja që u godit për vdekje me thikë në fyt në Itali

Rekomandime

33 vjeçari nga Peja, Gzonit Kelmendi, është kosovari i cili ka mbetur i vdekur nga një tunizian në Itali.

Natën e diel (17 nëntor), Gzonit Kelmendi kishte dalur në një lokal të Firenzes pas mesnatës, por aj lokal ka rezultuar të jetë fatal për të.

- Advertisement -

Një tunizian i cili ishte brenda lokalit, ka filluar sherrin me Kelmendin nga Peja, por përplasja fizike e cila kishte nisur ishte ndalur nga punëtorët e lokalit.

Por, për tunizianin ky sherr nuk kishte mbaruar me kaq, ai kishte shkuar në banesën e tij dhe kishte marr një thikë, ku e priste 33 vjeçarin nga Peja në rrugë dhe e sulmoi brutalisht duke e mbytur.

Goditja nga ai kishte qenë në fyt dhe në pjesët e trupit, goditje këto që ishin shumë të rënda.

- Advertisement -

Kujtojmë se Gzonit Kelmendi vjen nga Peja dhe kishte shkuar në Itali që të punonte sikurse shumë kosovarë të tjerë që gjenden jashtë vendi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit