2.2 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ky është 69 vjeçari nga Kosova që vdiq në korridorin e hotelit në Mavrovë: Pati sulm në zemër

Rekomandime

Një 69 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën derisa po qëndronte në Qendrën Turistike në Mavrovë të Maqedonisë Veriore.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Nimon (Mustafë) Osmanin nga Zhabari i Mitrovicës i cili në Mavrovë që është qendër e njohur turistike kishte shkuar për pushime së bashku me familjen, gruan, djalin, rejën dhe nipërit e tij.

Reporteri.net ka biseduar me familjarë të tij të cilët kanë thënë se me kërkesë të mjekut Nimon Osmani ishte nisur drejt Mavrovës, që njihet për ajrin e pastër për t’u shëruar, mirëpo ka mbetur i vdekur si pasojë e një sulmi në zemër.

Nimon Osmani i cili kishte pasur probleme me zemër dhe kishte të vendosura edhe stenta, në momentin e sulmit ndodhej në korridorin e hotelit. Ndonëse u transportua me autoambulancë ai nuk arriti t’i mbijetojë sulmit.

- Advertisement -

Varrimi i të ndjerit është bërë sot.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit