-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ky është asambIisti i PDK’së që u arrestua mbrëmë për para të faIsifikuara

Rekomandime

Bejtulla Deliu është njëri nga dy personat e arrestuar mbrëmë për futje në treg të parave të falsifikuara. Insajderi merr vesh se ai është asamblisti i Pastrisë Demokratike të Kosovës në Rahovec. Po ashtu ai ka qenë kandidat i PDK’së për kryetar të Rahovecit. Ndërsa, në momentin kur u arrestua, Deliu shërbente si menaxher në Posten e Rahovecit, ku dyshohet se i futi në treg rreth 7 mijë euro të falsifikuara, shkruan Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Njoftimi i policisë

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Gjakovës ka njoftuar mbrëmë se  pasi ka pranuar informatë nga zyrtarë të Postës së Kosovës se në postën kryesore në Rahovec kishin hasur një shumë të monedhave metalike, të cilat dyshohet se ishin të falsifikuara.

Sipas njoftimit të Policisë, hetuesit kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, duke grumbulluar të dhëna se një shumë prej 7,000 euro  që dyshohet për të falsifikuara janë futur në shërbim në Postën e Rahovecit.

- Advertisement -

Me këtë rast, Policia ka arrestuar dy të dyshuar: B.D. (menaxher në Post) dhe H.D.

Në postë janë gjetur dhe konfiskuar nën dyshimin se janë të falsifikuara 1,362 monedha metalike 2-euroshe (gjithsej 2724 euro), 970 monedha 1-euroshe (gjithsej 970 euro), 1,480 monedha 50-centëshe (gjithsej 740euro). Totali i të gjithave është 4,434 euro.Po ashtu, dyshohet se 2,566 euro janë shpërndarë te qytetarët që kanë kryer shërbime në këtë postë, të cilët janë mashtruar me këto veprime të të dyshuarve.

- Advertisement -

Në konsultim me  organet e drejtësisë janë kontrolluar edhe dy lokacione, shtëpia e banimit e personave të dyshuar dhe një lokal biznesi (dyqan).Dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokateve mbrojtës dhe pas  intervistimit, me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë mbi dyshimin e arsyeshëm se i dyshuari B.D. ka kryer veprën penale – keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe i dyshuari H.D.  për falsifikim të parasë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit