1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është bilanci i koronavirusit deri më sot në Kosovë

Rekomandime

Gjatë 24 orëve në Kosovë janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus dhe dy pacientë të shëruar.

Të dhënat janë bërë të ditur nga IKSHPK-ja, në bazë të 200 mostrave të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

- Advertisement -

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Gjilanit 9 raste (sipas vendbanimit: 8 raste Gjilan dhe 1 rast Livoç i epërm), komuna e Prizrenit 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prizren) dhe me 1 rast vendbanimet: Pejë, Studime e epërme-Vushtrri dhe Prishtinë.

Sot janë shëruar edhe dy pacientë duke ngritur kështu bilancin e përgjithshëm në 655.

Nga data 08 shkurt deri sot, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 9.934 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 884 raste, me gjithsej 28 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

- Advertisement -

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 10 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.156.014 raste të COVID-19 dhe 282.794 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit