1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është formacioni i mundshëm i Kosovës përballë Suedisë

Rekomandime

Kosova do të përballet me Suedinë në ndeshjen e gjashtë kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Katari 2022’.

Dardanët kanë udhëtuar drejt qytetit Solna në afërsi të Stokholmit me të vetmin qëllim, që të shkaktojnë befasi.

- Advertisement -

Muaji shtator ishte muaj i mbarë për Përfaqësuesen e Kosovës, ku morën një fitore ndaj Gjeorgjisë 0-1, një barazim me Greqinë 1-1 dhe humbën 0-2 nga Spanja edhe pse zhvilluar super ndeshje.

Të besuarit e trajnerit Bernard Challandes kanë udhëtuar drejt Suedisë me të vetmin qëllim që mos të mposhtën.

- Advertisement -

E tekniku zviceran i Kosovës nuk pritet të bëj ndryshime në formacion, pasi do t’i besojë futbollistëve që luajtën ndaj Spanjës edhe në përballjen e sotme ndaj Suedisë.

Në portë pritet të jetë Arijanet Muric, derisa katërshja e mbrojtjes do të përbëhet nga Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Betim Fazliji i cili është ende në balotazh me Fidan Alitin dhe Florent Hadergjonaj.

- Advertisement -

Dy mesfushorët qendrorë do të jenë Florian Loshaj dhe Ibrahim Dresevic.

Në krahun e djathtë të mesfushës do të jetë Elbasan Rashani, derisa në të majtin Zymer Bytyqi duket se ka fituar garën me Lirim Kastratin i cili nuk ka stërvitur shumë për shkak të një lëndimi.

Milot Rashica do të luaj mbrapa sulmuesit Vedat Muriqi. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit