0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është i dyshuari për privimin nga jeta të dy vëllezërve Lumi nga Suhareka në Bavari

Rekomandime

Fatos dhe Haki Lumi dy vëllezërit nga Suhareka kanë vdekur. Siç shkruan gazeta gjermane “Bild” ata dyshohet se janë vrarë nga 41-vjeçari Shpejtim.G i cili edhe tashmë gjendet nën prangat e policisë gjermane.

Gjithçka kishte ndodhur në një parking të një supermarketi në rajonin e Abensbergut në Bavari. Fatos Lumi ku kishte mbetur i vdekur në vend pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat.

- Advertisement -

Ndërkohë i plagosur rëndë kishte mbetur vëllai i tij Haki Lumi, i cili ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm. Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe familjar të vëllezërve Lumi.

Ndërkohë fqinjët e të ndjerëve në qytetin e Abensberg kanë thënë se vëllezërit tashmë të ndjerë kanë jetuar më parë së bashku në shtëpinë e të dyshuarve, dhe se kishin punuar bashkë me ta.

“Viktimat kanë jetuar në shtëpinë e të dyshuarve. Ishin punësuar prej tyre. Disa kohë më parë ata ishin shpërngulur, dhe kishin themeluar kompaninë e tyre. Më pas ata iu bënë konkurrentë”, ka thënë një fqinjë për BILD, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Lidhur me rastin është arrestuar edhe Petrit. R, i cili më pas është liruar nga Policia gjermane.

Sipas informacioneve të Gazetës Express viktimat dhe i dyshuari për vrasjen kanë lidhje familjare mes vete.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit