Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për Zgjedhjet Lokale 2021.
Sipas rezultateve që ka publikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del se, kandidati për kryetar komune më i votuar është Ardian Shala i LDK-së.
Shala ishte në garë për Komunën e Suharekës, ku vetëm nga diaspora mori 711 vota.
Kujtojmë që Suharekën e fitoi pa balotazh kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj.
Nga diaspora Muharremaj grumbulloi 307 vota.