-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ky është numri i rasteve të reja me covid 19 nga 1300 mostra

Rekomandime

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar tetë raste të reja me COVID-19.

- Advertisement -

Raste të vdekjes nuk janë regjistruar, derisa janë shëruar dhjetë qytetarë.

“Nga 1.353 testime, 8 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.422. Në total numri i rasteve aktive është 149”, ka njoftuar Ministria.

Ndërkohë, janë vaksinuar mbi 5 mijë e 400 qytetarë.

- Advertisement -

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.438 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 250.658 doza të vaksinës. Deri më sot 63.301 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit