Humbi paditen e djeshme, por Tiani 2 vjeçar nga Malisheva është gjetur sot nga bashkëfshatari i tij.
Personi që e gjeti vogëlushin është Astrit Kryeziu, i cili e gjeti Tianin në një pyll, ndërsa ai është në gjendje stabile shëndetësore.
Ndërsa, nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në një prononcim për Indeksonline ka treguar se 2 vjeçari është gjetur në fshatin e tij.
“2 vjeçari është gjetur në një perimetër afë shtëpisë së tij, në fshatin e tij. Ai është në gjendje stabile shëndetësore dhe është duke e bërë një kontrollë në QKMF të Malishevës. Pastaj do të shohim se si do të veprojmë por gjendja është e mirë.”/Indeksonline/