1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Ky është personi me rrënjë shqiptare që tronditi Vjenën

Rekomandime

Një 20-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është pjesë e grupit që kreu mbrëmë në Vjenë suIme në gjashtë lokacione të ndryshme.

Deri më tani, policia e Vjenës ka njoftuar se janë konfirmuar 3 persona të vdekur, njëri nga ta edhe ai që ka kryer suImin.

- Advertisement -

Dy personat tjerë që mbetën të vr.arë janë një grua dhe një burrë derisa, 15 tjerë raportohet se kanë mbetur të plagosur.

Gazetari austriak Florian Klenk, përmes një postimi në Twitter sot ka shkruar se njëri nga suImuesite së hënës në Austri, ka rrënjë shqiptare.

Ai ka thënë se i njëjti ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret ushtarak.

- Advertisement -

Klenk thotë se ai ishte një nga 90 islamistët qe deshën të shkojnë në Siri, porse ishte penguar të shkojë.

Ai quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka rrënjë shqiptare, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut.

- Advertisement -

Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizit.

Personi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit