1.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Ky është personi që dyshohet se vodhi “Range Rover-in” e shqiptarit nga Kosova në vitin 2020

Rekomandime

Makina tip “Range Rover” që u përdor në suImin ndaj Top Channel rezulton të jetë në pronësi të Ramadan Makolli, një qytetar nga Kosova që në vitin 2020 zgjodhi të bënte pushimet në plazhin e Talës, në Shëngjin, Lezhë.

Media shkruan se ka kontaktuar me Makollin, i cili më 10 korrik të 2020-ës ka denoncuar vjedhjen e makinës së tij.

- Advertisement -

““Range Rover” me të cilin dyshohet se u suImua “Top Channel” mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndrojë me pushime atëherë,”- ka thënë ai.

“Unë i kam pa lajmet që vetura ka qenë me targa të huaja në momentin kur është gjet e djegur pas suImit që ka ndodhur. Ato targa nuk e di kur ia kanë nxjerrë, që po më duket kanë qenë angleze, por, mu kur ma kanë vjedhë veturën para tre vjetëve, targat e saj kanë qenë 01, pra, të Kosovës”, tha Makolli.

- Advertisement -

Në lajmin e publikuar në 10 korrik të vitit 2020, shihet se Makolli denoncon hotelin ‘Sokol Lulaj’ për vjedhjen e mjetit të tij. Ai madje ka publikuar dhe videon ku shihet moment që i marrin makinën.

Po ashtu, arbresh në lajmin e vitit 2020 ka publikuar edhe një fotografi te një personi që sipas tyre dyshohet se e ka vjedhur veturën e kosovarit.

- Advertisement -

“Range Rover”-i u gjet i djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.

SuImi i rëndë ndodhi pak pas mesnate dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit