2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ky është plani i SHBA-së përmes të dërguarit Matthew Palmer, për Kosovën dhe Serbinë

Rekomandime

Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, do të jetë Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor.

Dy dekada pas ndërmjetësimit të paqes në ish-Jugosllavi, Uashingtoni planifikon të fillojë bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Departamenti Amerikan i Shtetit përmes të dërguarit special në Ballkan do të bëjë përpjekje për të rifilluar dialogun e ngecur midis Serbisë dhe Kosovës, që synon t’i japë fund një mosmarrëveshje të gjatë të ndritshme në Evropën Juglindore, shkruan foreignpolicy.

Matthew Palmer, një diplomat i karrierës me përvojë në Ballkan, ka të ngjarë të përzgjidhet si i dërguari i ri special, sipas zyrtarëve aktual dhe ish-njohës të çështjes.

Sipas medies në fjalë, emërimi i Palmerit përfaqëson shtysën e fundit të Shteteve të Bashkuara për të adresuar tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, dy dekada pas konfliktit të armatosur që nxiti ndërhyrjen e NATO-s dhe përfundimisht çoi në ndarjen e Kosovës dhe pavarësinë nga Serbia.

- Advertisement -

Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian midis Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve dypalëshe u ndërprenë në nëntorin e kaluar, kur Kosova e vendosi taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe u zotua se do ta heq atë vetëm pasi Serbia ta njohë sovranitetin e saj, shkruan foreignpolicy.

Për disa ekspertë, emërimi i parashikuar i Palmerit është një zhvillim i mirëpritur në një rajon që shpesh anashkalohet nga politikëbërësit e lartë amerikanë, të paltën që nga përpjekjet intensive të përba për t’i dhënë fund konflikteve vdekjeprurëse të vitit 1990. Diplomatët paralajmërojnë se Rusia dhe Kina po zgjerojnë ndikimin e tyre në Ballkan, dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve të gjata në rajon do t’i ndihmonte vendet të afroheshin më pranë BE dhe institucioneve perëndimore, transmeton lajmi.net.

- Advertisement -

Emërimi i një të dërguari të ri special për Ballkanin tregon qartë se Shtetet e Bashkuara po përfshihen shumë më tepër në këtë çështje në mënyrë zyrtare,” tha Daniel Vajdich, një ekspert i politikës së jashtme që ndjek rajonin dhe ka punuar për çështjet evropiane. “Sipas mendimit tim kjo rrit gjasat që ne do të gjejmë një lloj zgjidhjeje për këtë çështje para përfundimit të administratës Trump”.

Çdoherë sipas medies në fjalë, përpjekjet e njëpasnjëshme të liderëve të lartë të BE, përfshirë edhe shefen e politikës së jashtme Federica Mogherini, për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë, deri më tani kanë qenë të pasuksesshme. Udhëheqësit evropianë kanë qenë në mëdyshje të diskutojnë shtimin e anëtarëve të rinj në BE, një nxitje kyçe ekonomike dhe politike për Serbinë dhe Kosovën për të arritur marrëveshje përfundimtare, duke lënë disa ekspertë skeptik se dialog do të shkojë diku.

Një zyrtar tjetër aktual që e njeh politikën e jashtme ka folur në kushtet anonimiteti për foreignpolicy – ai ka vënë në dyshim arritjen e një marrëveshje pozitive edhe pas emërimit të Palmer nga Amerika.

Emërimi i pritshëm i Palmer vjen pas takimit midis Sekretarit të Shtetit amerikan Mike Pompeo dhe Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Neë York në fillim të këtij muaji. Pompeo i kërkoi Vuçiqit të rifillonte bisedimet me Kosovën.

Këshilltari amerikan i Sigurisë Kombëtare, John Bolton, tha vitin e kaluar që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe një marrëveshje të mundshme që përfshin shkëmbimin e territorit midis dy vendeve. Kritikët argumentuan se çdo marrëveshje për shkëmbimin e tokës mund të shkaktonte paqëndrueshmëri të mëtejshme. Vendet evropiane, përfshirë Gjermaninë, pohojnë se një marrëveshje e tillë mund të bëjë që të tjerët në rajon të kërkojnë një rivlerësim të kufijve të tyre, duke rihapur mosmarrëveshjet territoriale që pjesërisht shkaktuan konfliktet vdekjeprurëse në vitet 1990.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit