3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Ky është qëndrimi i Nismës për të iu bashkangjitur LDK-së dhe VV-së në qeveri

Rekomandime

Sot PZAP mori vendim që votat e ardhura nga Serbia të anulohen. Kjo i shkoj më së shumti për shtati koalicionit Nisma-AKR-PD.

- Advertisement -

Ata tashmë mund të llogariten si pjesë e Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline.

Me rast të hyrjes së këtij koalicioni partitë para tyre humbin disa mandate.

Lëvizja Vetëvendosje humb 3 mandate, LDK 1 mandat dhe AAK-PSD 1 mandat.

- Advertisement -

Duke e parë këto rezultate, LVV dhe LDK nuk mund ta formojnë qeverinë të vetme.

Por, me votat e Nisma-AKR-PD ata do të mund ta formonin qeverinë.

- Advertisement -

Rreth kësaj, Indeksonline kontaktoi me Sekretarin e Nisma-së, Bilall Sherifi.

Ai tha se ende është herët të flasim për këtë.

“Herët është. Pas certifikimit, flet kryetari për këtë çështje.”, u shprehë Sherifi.

Nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim, Nisma do t’i ketë gjashtë deputetë në Kuvendin e Kosovës: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi Krasniqi dhe Albulena Balaj Halimaj.

QNR pritet të rinumëroj edhe 1472 vendvotime. Pasi të rinumërohen këto vendvotime, do të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit