Në lidhje të drejtpërdrejt nga qendra më e madhe e votimit në Podujevë në shkollën “Isa Boletini”, gazetarja e Klan Kosovës ka treguar se si po shkon procesi i votimit.
Në një intervistë me qytetarin e parë që ka votuar në këtë qendër votimi, ky i fundit tregon për mëngjesin e tij të hershëm dhe procesin e votimit.
“Kam pasur qejf të votojë i pari, u zgjova në mëngjes, një kafe e piva prej juve”.
Kurse pritshmëria e tij janë zvogëlimi i papunësisë dhe rritjen e pensioneve, deri sa ju bënë thirrje për votim të gjithë atyre që kanë mundësi.