-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Ky është qyteti i Kosovës, me ndotjen më të madhe

Rekomandime

Gjilani ka dal të jetë qyteti më i ndotur gjatë muajit janar, pasi numri i ditëve me tejkalime për grimcat e suspenduara PM10 (µg/m3), është 10. E një më pak ka Prishtina.

- Advertisement -

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga grimcat shkakton probleme në mushkëri, zemër dhe traktin e qarkullimit të gjakut, veçanërisht sëmundjet e frymëmarrjes.

Kurse, me nga tetë ditë tejkalime gjatë muajit janar janë Obiliqi, Peja, Mitrovica. Kurse, 6 ditë një pjesë e Prishtinës dhe Peja.

Këto qytete janë të ndotura edhe me lloje të tjera të grimcave që janë të dëmshme për shëndetin.

- Advertisement -

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bënë monitorimin e cilësisë së ajrit në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përmes Rrjetit Nacional për Monitorimin e Cilësisë së Ajrit. Rrjeti Nacional i Monitorimit të Cilësisë së Ajrit është i përbërë nga 12 stacione automatike fikse dhe një stacion automatik mobil.

Shpërndarja e stacioneve dhe përzgjedhja e lokacioneve monitoruese është bërë konform kritereve të Direktivës 2008/50/EU për ajër të pastër në Evropë, dhe ligjeve vendore, duke respektuar këto kritere stacionet janë shpërndarë në 9 (nëntë) komuna të Republikës së Kosovës: Prishtinë, Obiliq, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Brezovicë, Hani i Elezit dhe Gjilan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit