0.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ky është shqiptari që jeton në Beograd ndaj të cilit u ngrit aktakuzë për mizorinë e Izbicës

Rekomandime

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj një personi, i cili është shqiptar me vendbanim në Beograd.

Aktakuza e ngritur sot nga Prokuroria ka të bëjë me Msakrën e Izbicës e ndodhur në Komunën e Skenderajt, më 29 mars 1999.

- Advertisement -

I akuzuari në këtë rast nga Prokuroria Speciale e Kosovës është 46 vjeçari, Muhamet Alidemaj, i cili më parë jetonte në Zemun të Beogradit dhe për 22 vjet radhazi ishte llogaritur si i zhdukur.
I njëjti u arrestua në mars të vitit të kaluar .

E familja e të dyshuarit në këtë rast jetonte në fshatin Kërrninë të Istogut, në një lagje ku më parë kishin jetuar serbët.

Ndryshe Prokuroria Speciale ka njoftuar se aktakuza kundër M.A. është ngritur për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “KRlMl i Iuftes kundër popullsisë civile’’, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë ( tutje “LP-RSFJ”) si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale, aktualisht i sanksionuar sipas veprës penale ‘’KRlME Iufte në shkelje të rëndë’’ të nenit 3 të përbashkët për konventat e Gjenevës, e sanksionuar me nenin 146 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit