6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Ky është shteti i Zvicrës: Dënohet kosovari me 11 vjet burg pasi goditi rëndë një police

Rekomandime

Procesi gjyqësor në Gjykatën e Qarkut të Cyrihut ndaj 20-vjeçarit me prejardhje nga Kosova, i cili ka goditur dhe lënduar rëndë një police në Strichplatz në Cyrih-Altstetten, ka përfunduar.

Gjyqtarët e kanë dënuar të riun nga Cyrihu me 11 vjet e tre muaj burgim për tentim dhe realizim të lëndimit të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Ai është shpallur fajtor edhe për shkelje të tjera, që kanë të bëjnë me tejkalim të shpejtësisë në trafik.

- Advertisement -

Prokurori kishte kërkuar 16 vjet burg për tentim vr asje, ndërsa avokati është deklaruar për dënim me gjashtë vjet burg. Kjo, sipas tij duhet të pezullohet në favor të një trajtimi në Qendrën e marrjes së Masave në Uitikon, ku i akuzuari mund të kryejë një trajnim profesional (zanat). Por, gjykata ka zgjedhur rrugën e mesme, shkruan 20minuten.ch.

Ky është versioni i prokurorisë: Pesë të rinjtë kanë shkuar me makinë në Strichplatz (vend ku qëndrojnë PR0STlTUTAT) në Cyrih-Altstetten pak pas orës 23:00 më 28 shkurt 2020 dhe aty kanë filmuar ato. Kur një nga gratë u tregoi për këtë policëve të pranishëm, dy nga ta vendosën të kontrollonin makinën. Sipas aktakuzës, i akuzuari është ndalur për një kohë të shkurtër, e ka ngarë veturën mbrapa dhe është kthyer me shpejtësi. Një punonjës i SIP Züri, i cili gjithashtu kishte ndërhyrë, mundi të hidhej në vend të sigurt në sekondat e fundit me një kërcim anash.

Pasi ka bërë disa metra mbrapa, i dyshuari është ndalur, e ka futur veturën në shpejtësinë e parë dhe i ka dhënë gaz. Makina ka kapur policen dhe e ka tërhequr zvarrë për rreth gati 16 metra larg.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit