1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është ylli i futbollit që vije nga familja heroike Jashari

Rekomandime

Familja heroike Jashari nuk njihet vetëm si simbol i lirisë në Kosovë. Në mesin e pasardhësve të komandatit Adem Jashari, po rritet një futbollist i ri.

- Advertisement -

Për ata që e njohin, për trajnerin, ai është një yll futbolli në ardhje. Bëhet fjalë për nipin e Rifat Jasharit, Igballin.

“Unë mendoj që në të ardhmen të depërtojë në arenën ndërkombëtare, të bëhem yll futbolli dhe të luaj për Kosovën A. Kam qenë fans i Real Madridit, por pasi Ronaldo shkoi në Juventus, tash jam fans i Juventusit” deklaroi Jashari për Indeksonline.

Igballi ushtron në shkollën e futbollit ‘Kurda’ nga e cila kanë dalë futbollistë të njohur si Milot Rashica e Milot Avdyli që tashmë po dëshmohen edhe në futbollin evropian.

- Advertisement -

Trajneri Mehmet Kurda, flet për cilësitë e 15 vjeçarit dhe mendon se mund të arrijë lartë në futboll.

“Igballi është 15 vjeç e gjysmë, është një lojtar mjaft premtues. Atë e njohim të gjithë që vjen nga familja Jashari, përkatësisht nipi i Rifat Jasharit. Ai është pjesë e shkollës tonë që 4 vite e gjysmë, vjen nga Prekazi, është futbollist i rregullt. 4 herë në javë ushtrojmë, nuk mbaj mend të ketë munguar ndonjëherë. Është mjaft i disiplinuar, e don këtë punë. Ky ja ka vënë vetës një qëllim, për me arritë. Karakterizohet me një shpejtësi të hatashme, është shumë luftarak në fushë. Është shumë punëtor, golashënuesi më i mirë në skuadër. Në 10 ndeshje ka shënuar 10 gola”

- Advertisement -

Kush prej familjes Jashari është marrë me futboll?

“Kemi lujtë të gjithë djemtë e mixhës futboll, ata e kanë lënë ndërsa unë e kom vazhdu. I kam pas disa shokë, më kanë tregu që trajneri Kurda bën një punë shumë të mirë. Ushtrimet i vijojë që 4 vite në këtë shkollë dhe jam shumë i kënaqur me punën që bën trajneri” thotë Jashari.

Kurda deklaroi se Leipzigu dhe Stuttgarti kanë shprehur interesim për shërbimet e Jasharit dhe së shpejti ai do të transferohet në Gjermani.

“Ka 2 muaj që CV-ja dhe videoinqizimet e Igballit kanë shku te Leipzigu dhe tjetra te Stuttgarti. Ka edhe menaxherë që janë të dëshmuar të cilët kanë kërkuar ta afrojnë Igballin. Mendoj që posa të hapet Gjermania, sepse e dimë që është mbyllur vendi tërësisht, posa të hapet besoj që Igballi do të lëvizë”, përfundoi Kurda. 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit