1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ky është zyrtari i ShSKUK-së që u arrestua për keqpërdorim me tender

Rekomandime

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Njësiti për Krlme Ekonomike dhe Korrupsion, pas një hetimi disa mujor, bashkë me Policinë ka ndaluar një zyrtar të Teknologjisë Informative në SHSKUK, për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për Leutrim Jahjën, i dyshuar për keqpërdorime me tenderin për kamera në vlerë 104,751 euro.

- Advertisement -

Ndërkohë, Prokuroria ka dhënë edhe detaje mbi këtë rast.

“Ai dyshohet se në cilësinë e menaxherit të kontratës nga QKUK “Furnizimi dhe montimi i sistemit të integruar të monitorimit me kamera dhe Integrimi i sistemit të kontrollit të qasjes”, ka kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Me gjithë këto zhvillime, Jahja është pezulluar nga puna për një periudhë 2 mujore, deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit