Një person duket se ose ka besuar që ka fuqi të mbinatyrshme për t’u bërë i padukshëm, ose e ka nënvlerësuar rëndë aftësinë e policisë për t’i gjetur personat e fshehur.
Policia në South Derbyshire të Anglisë publikoi një fotografi të të dyshuarit, i cili u arrestua nën dyshimin për një varg vjedhjesh në qytet, shkruan Daily Mail.
Një zyrtar policor shkroi: Nëse ikni nga policia, vetëm do të shkoni të lodhur në burg. Në këtë rast, ai (i dyshuari) e pati gati batanijen për të fjetur në qeli.
”Burri 36-vjeçar u gjet i fshehur prapa një vargu rrobash, kur policia po kryente një bastisje në një shtëpi në mëngjesin e së hënës.
Policia tha se të dyshuarin e “tradhtuan” këmbët e tij të mëdha, të cilat, si duket, nuk ka mundur t’i fshehë mirë.