0.7 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

“Ky shtet, sponsori kryesor i Kurtit”, gazetari gjerman paralajmëron shkrimin që do ta ‘trazojë’ Prishtinën

Rekomandime

Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar një shkrim të ish-ambasadorit të Kosovës në Gjermani, Beqë Cufajt, që do të publikohet në edicionin e fundjavës të FAZ-it.

- Advertisement -

Martens thotë se ajo që është shkruar nga Cufaj, nuk do t’u pëlqejë disave, sidomos në Prishtinë.

Beqë Cufaj, ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, e ka një shkrim në numrin e radhës të “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung” (edicionin e fundjavës) që disa në Prishtinë nuk do ta pëlqejnë, sidomos rekomandimet e tij se si duhet të sillet Berlini ndaj (kundër?) Kryeministrit Albin Kurti”, ka shkruar Martens.

closevolume_off
Siç e transmeton gazetari gjerman, Cufaj ka shkruar se si Gjermania ishte shteti që e ka përkrahur Kryeministrin Albin Kurti që të vijë në pushtet dhe se tani duhet ta përdorë ndikimin e saj te ai.

- Advertisement -

“Sipas Beqë Cufajt, Gjermania është “sponsori kryesor” i Kurtit dhe ka punuar fort ta sjellë atë në pushtet, kështu që ajo duhet ta shfrytëzojë tani ndikimin e saj që të ushtrojë presion ndaj tij. Shumë i interesuar të shoh si do të funksionojë”, shkroi gazetari gjerman.

Martens përcjellë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe raporton kryesisht për negociatat e Kosovës me Serbinë dhe çështjet rreth tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit