1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Ky veprim i nxënësve ulqinakë po çmend malazezēt

Rekomandime

Edhe pse sot shqiptarët në Mal të Zi priten se mund të festojnë lirshëm festën e flamurit, përsëri edhe sot u gjetën mënyrat për të tërhequr vëmëndjen ndaj përdorimit të simbolit  kombëtarë. Ferrë në sy e disa subjekteve dhe portaleve ishte fotografia e publikuar nga mësuesja  Florinda Basha e cila ka 16 vite punon me nxënësit e SHF “Boshko Strugar”.

- Advertisement -

Në këtë fotografi shihen nxënësit  të cilët me duar krijojnë simbolin  kombëtarë shqiptarë të pranuar edhe nga shteti i Malit të  Zi, por si duket shumë struktura nuk e kanë pasur të qartë se simboli I shqiponjës  është edhe zyrtarisht simboli I shqiptarëve në Mal të Zi.

Partia Popullore Socialiste ka kërkuar reagimin e ministrit të Arsimit, Damir Shehoviq, pasi që e konsideron veprimin si keqpërdorim të fëmijëve për qëllime politike, raporton Vijesti.

“Është e vërtetë se Dita e Flamurit dhe Dita e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është një prej datave më të rëndësishme të popullit shqiptar, por keqpërdorimi i fëmijëve për qëllime politike është i pa tolerueshëm”, thuhet në një njoftim pa nënshkrim të kësaj partie.

- Advertisement -

Reagime të shumta pasur edhe në rrjetet sociale, ndërsa drejtori i shkollës, Miodrag Androviq, ka thënë se nuk sheh në të ndonjë gjë të kontestueshme.

“Mendoj se nuk e kanë shkelur ligjin. Kjo është një ditë, të cilën e festojnë të gjithë shqiptarët dhe kolegia ka vepruar në përputhje me ligjin. Pas rrëfimit rreth Marko Milanoviqit, i ka pyetur nxënësit nëse dinë se çfarë kuptimi ka kjo ditë. Nxënësit janë përgjigjur se e dinë dhe mandej është bërë fotografia që është publikuar. Nëse dikush mendon se nuk është dashur, le ta iniciojë rastin, ama sa më përket mua gjithçka është pastër”, ka thënë Androviq për Vijesti.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit