Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, duke i dhënë Mallorcas një fitore të madhe.
Mallorca triumfoi 1:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në La Liga.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 68-të, kur Vedat Muriqi u tregua i saktë nga penalltia.
Ndërkohë, faqja zyrtare e La Ligas në Twitter postoi një fotografi të suImuesit kosovar dhe shkroi: “Një njeri, një mision: Vedat Muriqi”.
Un hombre, una misión: @MuriqiVedat ⚽️#RCDMallorcaAtleti#LaLigaSantander pic.twitter.com/ewJVzVuJKD
— LaLiga (@LaLiga) April 9, 2022
Ky ishte goli i tij i tretë në La Liga, kurse i dyti nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e 17-të, kurse Atletico Madrid mbetet i katërti me 57.