0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Labi e quan vendim tepër fëmijëror punën e maskave, “kem me vdekë se kem me vdekë”

Rekomandime

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, ka disa fjalë për policët që po i dënojnë qytetarët për mungesë të maskave. Ai e ka quajtur fëmijëror vendimin për bartjen e maskave, raporton Express.

- Advertisement -

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Labi u është drejtuar policëve duke iu thënë që të mos i gjunjëzojnë qytetarët në mungesë të maskave, meqenëse sipas tij është shenjë e keqe.

“E keni një virus ku i keni nëpër shkollat tona dilerat ku aty ju shesin DROGË femijëve dhe ua imponojnë HASHASHIN, dhe as ju e askush nuk guxoni me i kap sepse jau lekundin vendin e punes AGA POLIC! Ky është krim dhe masa qe duhet me i nderrmarë , e jo maskat e KINËS!”, ka shkruar Tahiri.

Tutje, Labi ka thënë se edhe ai ose ndonjë anëtar i familjes së tij mund të vdesin nga ndonjë virus, por se thotë se puna e maskës është vendim tepër fëmijëror dhe jashtëzakonisht nënçmues për banorët e vendit.

- Advertisement -

“Kem me vdek se kem me vdek. Ju lutem hapni syt e mendoni pozitiv!”, ka shkruar Labi.

Të nderuar polic!Respekti për ju nuk ka munguar dhe nuk do të mungoj kurrë.I nderuar polic, veç dy fjalë i kam për ju,…

Gepostet von Labinot Tahiri am Freitag, 24. Juli 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit