1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Labi jep detaje për protestën e nesërme para MSH-së, përmend tubimin e Vetëvendosjes

Rekomandime

Me datën 15 Qershor, nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë para Ministrisë së Shëndetësisë.

Këtë protestë e ka paralajmëruar këngëtari Labinot Tahiri, duke ngritur zërin për mos lejimin e organizimit të ahengjeve e dasmave, derisa shumë veprimtari nuk e kanë ndalur fare punën, shkruan Indeksonline.

- Advertisement -

I kontaktuar nga Indeksonline, këngëtari Labinot Tahiri u pyet rreth protestës së nesërme, se a pret përkrahje të kolegëve si dhe a pret se do të ndryshoj diçka pas kësaj proteste dhe ai dha sqarimet e tij.

Shpresoj që do të ndërmarrë diçka Qeveria dhe Ministria, si dhe padyshim qe duhet të lejohet mbajtja e dasmave e ahengjeve pasi që është një kosto e madhe për shtetin edhe për neve këngëtarëve që prej 4 muajsh ne nuk punojmë. Derisa shumë biznese janë hapur, pse mos të hapet edhe biznesi jonë.

Nuk ka arsye më tutje me vazhdu me mbylljen e ahengjeve familjare kur shumë të tjera si Qeveria, Parlamenti janë të hapur, kafiteritë e ndryshme, linjat e autobusëve.

- Advertisement -

Kur eventet në Mal të Zi, e Shqipëri janë hapur pse të mos hapen në Kosovë.

Kam përkrahje masive, mund ta shihni edhe nëpër rrjete sociale. Ka shumë interesim.

- Advertisement -

Nuk e kam ndërmarrë këtë iniciativë vetëm për vete, shpresoj në përkrahjen e kolegëve.

Me datën 12 ka pasë me marrë vendim qeveria, por nuk e di pse akoma nuk është marrë, po mendoj që ka vullnet të mirë prej ministrit Zemaj e qeverisë për ndonjë vendim pozitiv në favorin tone”, ka thënë Labi për IndeksOnline.

Labi ka folur edhe për tubimin e VV-së që u mbajt para disa ditësh duke thënë se: “Kur kam kërkuar protesta kam pasë kritika nga disa kolegë të cilët për tubimin e VV-së nuk e ngritën zërin për kujdesin e qytetarëve. Megjithatë për disa gjëra VV ka të drejtë. Duhet me të mbahen protestat kur kërkohet diçka e mirë për vendin”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit