1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Labi para protestës së nesërme: Nuk e kam ndërmend të pushojë se kërkuari drejtësi

Rekomandime

Labinot Tahiri ka shprehur edhe një herë pakënaqësinë me masat e reja ndaj Covid-19, duke paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet nesër në qytetin e Ferizajt.

- Advertisement -

Ish-deputeti dhe këngëtari i njohur ka kundërshtuar masat e reja të kufizimit të Qeverisë së Kosovës, të cilat parashohin kufizime më të mëdha shkaku i rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë.

Dhe në një shkrim Instagram, këngëtari ka shpjeguar se si gjatë gjithë këtyre viteve ka punuar gjithmonë për të drejtën e popullit të tij, ndonëse thotë se është dëmtuar mbi kurrizin e tij.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Nuk jam lodhur kurrë në jetë, vetem padrejtesitë dhe servilizmi i poshtêr i njerëzve më ka lodhur pak psiqikisht, ama prap dalë fitimtar.

Mua personalisht Zoti mi pat dhuruar të gjitha;shëndetin, zanin, bujarinë , punën e shumë të tjera, dhe ne fund mirësinë dhe kujdesin për njerëzit e mirë dhe të përgjegjshëm!

- Advertisement -

Më dhuroi gjithçka që i kërkova, por kurrë su bera rehat duke kêrkuar të mira për popullin tim dhe për vendin tim, sepse gjithmonë më ka munduar fakti , kur kam pa mirë dikun jashtë (nëpër botë) ndërsa në vendin tim varferi e gjendje jo e mirë.

Realisht nuk kisha nevoj të ngris zanin kurrë, por gjendjja reale më bëri të tillë!
Gjithmonë keni dëshmi , se tani e 15 vite kurrë nuk pushova dhe nuk e kam ndêrmend të pushojë se kerkuari drejtesi dhe mirësi për të gjithë.
Kur ka drejtesi për të gjithë, ka edhe për mua!

Sidoqoftë, gjithmonë jam demtuar mbi kurrizin tim, ama pa u demtuar vetë , nuk mund të shohësh njerëz me gjendje të mirë dhe vendin përpara me të mira të pa skajshme!

Shihemi nesër në protestë ora 11:00 para sheshit të Ferizajt!
Maskat me vete!
Protesta zgjat 30 minuta! Ju lutem ne oren e sakt te jeni të gjithë.

Labi Kosovë e Shqipërisë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit