1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Labinot Tahiri tregon se në listën e cilës parti do të garojë për deputet

Rekomandime

Ish-deputeti Labinot Tahiri ka thënë se planifikon që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Tahiri ka bërë të ditur se synon t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje ose Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Kur jam zgjedhur deputet kam qenë në listën e LDK-së me AKR-në dhe në këto ditë jam normalisht në bisedime për të qenë sërish në listë. Realisht dëshiroj të inkuadrohem aty ku idetë e mia mund të implementohen” tha Tahiri për Klan Kosova.

“Në VV është 70% e rinisë duke u anëtarësuar aty dhe mendoj se gjithçka shkon me të ri. Ose në VV ose LDK – këto janë dy parti që mund të inkuadrohem. Kam pasur oferta dhe besoj që këto ditë mund të vendoset”.

- Advertisement -

“Qytetarët gjithsesi duan që unë të jem në VV; mirëpo mbetet të shihet në ditët në vijim. Me Rexhep Selimin kam pasur kontakt, por ai tani gjendet në Hagë”.

“Në LDK realisht kam miq më shumë që janë deputetë – kemi kontakte të vazhdueshme. Mendoj se politikat janë të ndryshme nëpër parti, por nuk jam një person që mund të kufizohem”.

- Advertisement -

“Mendoj se më takon të jem në atë parti sepse kam qenë në atë subjekt që më ka bërë deputet. Por, në atë kohë Behgjet Pacolli i AKR-së i patë ndarë rrugët me Isa Mustafën e LDK-së”, tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit