5.1 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lahu VV: Koalicioni LDK-PDK ekziston qysh para balotazhit, ua dimë preferencat

Rekomandime

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje Berat Lahu ka folur rreth konstituimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku kryesues i këtij kuvendi u zgjodh Fehmi Kupina nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Lahu tha se VV-ja ka vendosur që të marrë pjesë në seancë, duke pasur parasysh numrin e madh të asamblistëve që kjo parti ka në Prishtinë, 17 të tillë, e që sipas tij, është forcë determinuese për kuorum ose jo.

- Advertisement -

“Ne qysh në mëngjes jemi deklaruar se do ta bëjmë kuorumin për këtë seancë, por nuk do të marrim pjesë në votim, për shkak se nuk jemi pjesë e pushtetit dhe ata që janë bërë bashkë më 14 nëntor, atëherë do të bëhen bashkë prapë dhe do ta zgjedhin kryesuesin”, është shprehur Lahu në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Sipas Lahut, LDK-ja e PDK-ja e zyrtarizuan koalicionin, që sipas tij, VV-ja e ka proklamuar, teksa tha se është e pandershme që përfaqësuesit e LDK-së e PDK-së nuk janë prezent në studio për të sqaruar pozicionet e tyre.

Më tej, Lahu tha se koalicioni mes LDK-së e PDK-së në Prishtinë ekziston qysh para rundit të balotazhit.

- Advertisement -

“Në parim, nuk ka ndonjë problem pse dikush bën koalicion me dikë tjetër, por pandershmëria këtu qëndron se koalicioni ekziston qysh para rundit të balotazhit dhe vazhdimisht është mohuar. Ne ua dimë preferencat PDK-së e edhe LDK-së dhe gjithmonë qasjen e kanë aty ku ata ushtrojnë më shumë ndikim”, ka thënë Lahu, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se ajo çfarë ka bërë PDK-ja në Prishtinë është një taktikë për rritje pazari.

- Advertisement -

“Kjo çfarë ka bërë PDK-ja në Prishtinë është taktizim për rritje pazari, prej tri drejtorive në pesë”, është shprehur ai.

Ndërsa, sa i përket programit të LDK-së, Lahu tha se as vetë ata [LDK] nuk besojnë se do të mund ta realizojnë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit