7.9 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

Lajcak bisedon me Kurtin për nisjen e dialogut dhe për situatën me covid-19

Rekomandime

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka biseduar me Kryeministrin në detyrër, Albin Kurti dhe me kreun e Listës Serbe, Goran Rakic.

- Advertisement -

Lajcak ka jnoftuar se biseda e tyre ishte e fokusuar në rinisjen e dialogur Kosovë- Serbi dhe për situatën me covid-19 në të cilën po përballet e gjithë bota.

“Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Lajcak në Twiter.

Ky është shkrimi i plotë:

- Advertisement -

Kam vazhduar diskutimet me liderët politikë në rajon. Kam folur me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Goran Rakiqin. Kemi pasur biseda konstruktive lidhur me rinisjen e dialogut, dhe përgjigjes ndaj COVID-19 dhe ndihmesave të Bashkimit Evropian.

Kujtojmë, që disa ditë më parë Lajcak hodhi poshtë pretendimet e Kurtit se ka një marrëveshje sekrekte të gatshme Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Lajcak kishte thënë se këto janë spekulime dhe se ai nuk e ka parë e nuk ka dëgjuar asnjëherë për një marrëveshje të tillë sekrete mes dy shteteve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit