1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajçak: Kosova ende pa liberalizim, situata s’po ecën si duhet

Rekomandime

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Mirosllav Lajçak, pas takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, ka theksuar edhe një herë se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i rëndësishëm.

18 vjet pas takimit të Selanikut, ku u shqiptua një deklaratë për të ardhmen e BE-së, ne ndodhemi në një situatë ku vetëm një shtet i Ballkanit Perëndimor është bërë anëtar i BE-se, me Serbinë që s’ka pasur përparime, të tjerët presin dhe dy të tjera shpresojnë ta marrin së shpejti.

- Advertisement -

Kosova ende s’ka liberalizim të vizave, kjo tregon që situata nuk po ecën si duhet. Prandaj është e rëndësishme të nisim një dialog për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Prandaj do të ketë shumë aktivitete këtë vit”, tha Lajçak.

Lajçak tha se do të bëjë maksimumin për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit e shteteve në Bashkimin Evropian.

“Gjashtë partnerë të Ballkanit Perëndimor, kanë perspektivë të qartë për një anëtarësim të ardhshëm. Shpejtësia e procesit varet nga të dyja palët, është e rëndësishme që çdo shtet të ndihet i detyruar ndaj normave të BE-së dhe që është pjesë e zgjidhjes evropiane dhe jo pjesë e problemeve. Unë do të bëj maksimumin për të përshpejtuar këtë proces, kjo ka të bëjë edhe më reformat me shtetet anëtare të ardhshme”, tha ai./klankosova.tv/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit