1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

Lajçak takohet me Kurtin, bisedojnë për vazhdim të dialogut

Rekomandime

Ndërmjetësuesi special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të takimit jo-formal që po mbahet në Bruksel.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Lajçak nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në ‘Twitter’.

- Advertisement -

“Përbrenda margjinave të eventit jo-formal të Ballkanit Perëndimor, më erdhi mire që takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin bisedova për hapat e ardhshëm të dialogut [Kosovë-Serbi]”, thuhet në njoftim.

Lajçak gjatë ditës së djeshme takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për të cilin ky i fundit tha se pati një “bisedë të këndshme”.

“Ne duam të kemi paqe dhe stabilitet. Serbia është gati ta vazhdojë dialogun. Bisedë e këndshme sonte me Miroslav Lajçak”, shkroi i pari i Serbisë në ‘Twitter’.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit