-0.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Lajçak vjen me pesë porosi në Kosovë

Rekomandime

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka pasur disa porosi për skenën politike në vend pas takimit me u.d e presidentit Vjosa Osmani.

Lajçak ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme duke uruar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për rezultatin.

- Advertisement -

“Një Kosovë që ka përfunduar zgjedhjet, i kanë dhënë një mandat të fortë zonjës Osmani dhe z.Kurtit. Kam disa mesazhe, i pari është ai urime për zgjedhjet parlamentare, që për herë të parë janë mbajtur pa një rol aktiv të komunitetit ndërkombëtar”, ka thënë Lajçak.

Emisari i BE-së ka thënë se mesazhi i dytë është që Bashkimi Evropian dhe SHBA-të, tashmë me administratën Biden kanë marrëdhënie më të afërt se që mund të parashihet.

“Mesazhi i dytë është se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara një në një partneritet dhe dëshiroj të theksoj se me ardhjen e administratës Biden marrëdhënia është me e afërt që mund të parashihet”, ka thënë tutje ai, duke shtuar se mbështetin programin për Iuftim të korrpsionit dhe krijim të vendeve të reja të punës.

- Advertisement -

“Mesazhi i tretë i imi është mbështetja për programin elektoral të z.Kurti dhe zonjës Osmani. BE do të mbështes vendet e reja të punës e Iuftimin e korrpsionit, këto janë edhe prioritete tona”, ka thënë ai.

Sa i përket vazhdimit të dialogut, Lajçak thotë se dialogu do të vazhdojë.

- Advertisement -

“Mesazhi numër katër është që shtetet e BE dhe Shtetet e Bashkuara mbështetësin vazhdimin e dialogut për çështje që janë të rëndësishme për secilin shtetas të Kosovës, në këtë kontekst kisha një diskutim të gjatë me zotin Kurti dhe zonjën Osmani. Dialogu do të vazhdojë, do t’i krijojmë disa procedura interne”, tha emisari i BE-së që në fund bëri thirrje për unitet politik në Kosovë.

“Mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit