1.5 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Lajçaku ia kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit: Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen

Rekomandime

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka kundërshtuar ata që po shprehen se tash nuk është koha e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

- Advertisement -

“Kur, nëse jo tash? Vetë e keni nënshkruar marrëveshjen”, ka thënë ai në një intervistë për “wienerzeitung”.

Ai ka komentuar procesin aktual të dialogut mes dy vendeve duke thënë se janë duke u diskutuar çështje të ndjeshme, për pronat dhe prentendimet financiare.

Ka thënë se palët janë pajtuar që të flasin edhe për të pagjeturit dhe të zhvendosurit si dhe për bashkëpunimin ekonomik.

- Advertisement -

Megjithatë, ai ka thënë se për asgjë s’mund të arrihet pajtim pa u pajtuar për gjithçka.

“Tjetër sfidë është marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë. Palët ishin pajtuar për këtë më 2013/2015, por s’është implementuar kurrë.

- Advertisement -

Është çështje e ndjeshme në të cilën po ashtu ka dhënë fjalën e saj edhe Gjykata Kushteutese e Kosovës – dhe ky opinion duhet të merret parasysh.

Por ata që kundërshtojnë se tash nuk është koha e duhur, i pyes: ‘Kur, nëse jo tash? Ju e keni nënshkruar këtë marrëveshje vetë’”, ka thënë ai.

“Qëllimi ynë është një marrëveshje që rregullon të gjitha çështjet e hapura dhe të paadresuara.

Me aprovimin më 2013/2015 vjen edhe obligimi për ta implementuar. S’ka çështje që negociohet e që është e lehtë. Por nëse e ndërpresim dialogun sërish, do të na duhet ta rinisim”.

Çështja e Asociacionit është temë që po kërkohet me ngulm të diskutohet nga pala serbe.

Ndërsa për Kosovën po konsiderohet “temë e mbyllur”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit