1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajm fantastik nga Britania e Madhe për koronavirusin

Rekomandime

Gjatë 24 orëve të kaluara, Britania e Madhe i ka regjistruar 368 viktima të koronavirusit. Kjo është shifra më e ulët për periudhën njëditore gjatë muajit prill.

- Advertisement -

Në Angli u shënuan 336 të vdekur nga Covid-19 dhe shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në 18,420. Të vdekurit ishin nga mosha 28 deri në 100-vjeçare, ndërsa 22 prej tyre nuk kishin ndonjë sëmundje tjetër.

Qeveria skoceze njoftoi që gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar 18 viktima të koronavirusit dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve në shtetin verior të Mbretërisë së Bashkuar shkoi në 1,231, kurse numri i të infektuarve në 10,324.

Në Uells, gjatë kësaj periudhe u shënuan 14 të vdekur dhe numri i përgjithshëm i rasteve fatale tash është 788, shkruan “Daily Mail”.

- Advertisement -

Britania është ndër vendet më të prekura nga Covid-19 në Evropë, pas Italisë, Spanjës dhe Francës. Në kulmin e pandemisë, në këtë shtet vazhdimisht janë shënuar mbi 800 viktima në ditë.

Qeveria britanike është zotuar se deri në fund të muajit do ta arrijë qëllimin për kryerjen e 100 mijë testeve në ditë, bëri të ditur ministri Dominic Raab

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit