1.2 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

LAJM I FUNDIT: Rusia do ta njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut

Rekomandime

Agjencia e lajmeve TASS raporton se, Kremlini ka bërë të ditur që “presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar se është gati të nënshkruajë një dekret për njohjen e pavarësisë së republikave separatiste të Donbasit për kancelarin gjerman Olaf Sholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron”.

Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë se ishin “të zhgënjyer” nga vendimi i Vladimir Putin për të njohur republikat separatiste të Ukrainës lindore.

- Advertisement -

“Pas një takimi të Këshillit të Sigurimit të Rusisë, presidenti Vladimir Putin ka njoftuar se do të vendosë të hënën nëse do të njohë dy republikat e vetëshpallura separatiste Donetsk dhe Lugansk në rajonin Donbass të shkatërruar nga lufta të Ukrainës”, raporton Russia Today.

Rebelët e mbështetur nga Rusia në ato zona të vendosura në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, kanë luftuar kundër ushtrisë ukrainase që nga viti 2014, por Moska nuk i ka njohur zyrtarisht republikat e tyre të vetëshpallura.

Ukraina dhe Perëndimi kanë frikë se nëse kjo ndodh, kjo mund ta bëjë Moskën të dërgojë haptazi forca ushtarake në zonë.

- Advertisement -

Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut dhe Leonid Pasechnik, lideri i Republikës Popullore të Luhanskut, sot i bënë thirrje Putinit që të njohë rajonet e tyre.

Zyrtarët e lartë duke përfshirë Sergei Naryshkin, shefin e inteligjencës së jashtme dhe ministrin e brendshëm Vladimir Kolokoltsev thanë se Rusia duhet ta bëjë këtë

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit