Futbolli ferizajas dhe i Kosovës në zi. Jo vetëm futbolli për në tërësi sporti, vdes në moshën 83-vjeçare legjenda e futbollit Bahri Shemsedini, prej emrave të parë të futbollistëve ferizajas!
Ish futbollist i shquar dhe trajner i spikatur, ndërsa në vitet e 90-ta me shumë shokë e sportdashës nuk pranuan që garat t’i vazhdojnë me ish klubet jugosllave dhe të Serbisë. Kontribuues i madh në të gjitha periudhat, sidomos në kohën e okupimit dhe kontribuoi edhe në themelimin e klubit të femrave në futboll Vizioni.
Trajneri Qerim Shaqiri është i pikëlluar me vdekjen e ikonës së futbollit, Shemsedinit.
“Sot morëm lajmin e kobshëm, ndërrojë jetë njëri ndër trajnerët e parë shqiptarë të KF Borac të atëhershëm, njeherit themelues i KF Çelikut dhe njëri ndër bashkëthemeluesit e KFF Vizioni. Andaj ne si staf i KF & KFF Vizioni ngushëllojmë të gjithë familjen Shemsedini dhe komunitetin sportiv – futbollistik”, tha Shaqiri për gazetën Bota Sot.