Spanja ka shënuar një rritje të viktimave krahasuar me një ditë më parë.
Në 24 orët e fundit në vend janë rregjistruar 176 të vdekur, ndërsa një ditë më parë kanë qenë 123, duke shkuar në total në di 26.920 viktima.
Lajmi i mirë është që në 24 orët e fundit është regjistruar numri më i ulët i të infektuarve që prej nisjes së pandemisë, 594 raste të reja.
Në total numrii të infektuar ka shkuar në 228.030 ndërsa të shëruarit kanë kapur shifrën e 138.980 persona.
Spanja gjithashtu ka prezantuar sot një plan që parashikon kërkesë karantinë 14-ditore për të gjithë personat që vijnë nga jashtë shtetit.
“Personat që do të mbërrijnë në Spanjë nga jashtë do të karantinohen për 14 ditë, duke nisur nga e premtja dhe përgjatë gjithë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme”, sipas një vendimi të qeverisë, publikuar sot në Fletoren Zyrtare.