1.4 C
Pristina
Thursday, November 14, 2024

Lajm i mirë, fillon shpërndarja e vaksinës kundër COVID-19 në SHBA

Rekomandime

Shtetet e Bashkuara kanë filluar të shpërndajnë vaksinat kundër koronavirusit të kompanisë Pfizer-BioNTech, thanë zyrtarët. Shpërndarja e saj pritet të jetë një operacion logjistik kompleks, pasi muajt e ardhshëm pritet të vaksinohen dhjetëra miliona njerëz.

- Advertisement -

Gjenerali Gustave Perna, një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane, tha më 12 dhjetor se procesi i shpërndarjes ka filluar tashmë me paketimin e vaksinave Pfizer në fabrikën e saj të prodhimit. Kompanitë e transportit do të fillojnë të zhvendosin vaksinën në mëngjesin e 13 dhjetorit në qendrat e shpërndarjes, nga ku do të dërgohen në spitale dhe qendra shëndetësore duke filluar nga 14 dhjetori.

Shpërndarja dhe administrimi i vaksinës përbën një sfidë të madhe logjistike për shkak se ajo duhet të mbahet në temperaturë -70 gradë Celsius.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA, më 11 dhjetor, miratoi vaksinën, e cila jepet me dy doza. Vaksinimi do të bëhet tek njerëzit e moshës 16 deri 85 vjeç. Pfizer ka në plan të sigurojë rreth 3 milionë doza në dërgesën e parë këtë javë, ose të mjaftueshme për 1.5 milion njerëz.

- Advertisement -

Vaksinimet e para do t’i japin përparësi punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Zyrtarët shëndetësorë thonë se vaksina Pfizer-BioNTech dhe të tjerat, do të jenë më të disponueshme për një masë më të gjerë të njerëzve, deri në pranverën e vitit të ardhshëm.

- Advertisement -

Fillimi i menjëhershëm i fushatës së vaksinimit masiv vjen derisa virusi po përhapet në të gjithë vendin. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga koronavirusi ka arritur në gati 300.000./rel/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit