Deri më tani është bërë testimi i qindra-mijëra personave nën dyshimin se mund të jenë të prekur nga koronavirusi në Gjermani.
Të dhënat e fundit tregojnë se numri i të shëruarve në Gjermani është rritur dukshëm në këto ditët e fundit, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar zyrtarisht se nga numri i përgjithshëm i të prekurve nga koronavirusi, tani mbi 70 mijë persona janë shëruar plotësisht në Gjermani.
Po ashtu, edhe faqja e “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, bën të ditur se deri më tani 131 persona kanë arritur të shërohen në Zvicër nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.
Gjermani edhe zyrtarisht është shteti me numrin më të madh të të shëruarve në Evropë.