1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lajm i mirë për aplikim për shtesat e femijëve nga ky vit e tutje

Rekomandime

Qeveria e Kosoves, përkatësisht Ministria e Financave dhe Transfereve nga viti i kaluar ka nisur së zbatuari pakon e mbështetjes ekonomike për nënat dhë fëmijët.

Aplikimi ka nisur nga shtatori i vititi të kaluar, derisa është paralajmëruar se nga janari i këtij viti mund të përfitojnë nga mbështetja financiare edhe fëmijët që kanë lindur në vitin 2018.

- Advertisement -

Kjo praktikë do të vazhdojë kësisoj ku çdo gjashtë muaj do të rritet mosha e fëmijëve përfitues.

“Lehonat që kanë qenë të papuna në 12 muajt e fundit do të mbështeten me 170 euro në muaj për 6 muaj radhazi, ndërsa lehonat që figurojnë të punësuara në ndonjërin prej muajve në 12 muajt e fundit, do të mbështeten me 170 euro në muaj për 3 muaj radhazi.

Për shtesat për fëmijët, mund të vazhdoni të aplikoni në eKosova:

- Advertisement -

– Të gjitha nënat që kanë lindur fëmijën në vitin 2020 apo 2021.

Nga 1 janari 2022, aplikimi është hapur edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç.

- Advertisement -

Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj”, thuhet në njoftimin e ministrit Hekuran Murati.

Aplikimi mund të bëhet në këtë platformë, https://ekosova.rks-gov.net/ ndërkohoë që llogaria bankare duhet të jetë në emër të nënës

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit