1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lajm i mirë për ata që po i presin pagesat e Pakos Fiskale Emergjente

Rekomandime

Me 67 vota për dhe 1 abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rishikim e buxhetit për vitin 2020.

- Advertisement -

Ministrja e Financave dhe Transfereve, Hykmete Bajrami kishte deklaruar se miratimi i rishikimit të buxhetit është e vetmja mundësi për t’i ekzekutuar pagesat nga Pakoja Fiskale Emergjente. Rrjedhimisht, me votimin e rishikimit të buxhetit nga ana e deputetëve, pritet të ekzekutohen pagesat e Pakos Fiskale Emergjente.

Bajrami e konsideronte situatën tepër emergjente sepse pa rishikim të buxhetit nuk do të mund të kryhej asnjë pagesë nga Pakoja Fiskale Emergjente.

“Situata është tepër emergjente sepse jemi krejt të bllokuar dhe nuk mundemi më ta kryejmë asnjë pagesë të Pakos Fiskale Emergjente. Kjo është situata dhe na duhet të gjithë me mbajtë përgjegjësi që me dalë dhe me i ndihmu sektorit privat. Janë 20 mijë individë që sot ju kanë bashkangjitë skemës sociale për masën 15 të Pakos Fiskale Emergjente që presin t’i marrin 130 euro sepse punëdhënësit e tyre nuk kanë pasur mundësi me i pagu as edhe një cent gjatë kësaj periudhe”, kishte deklaruar Bajrami gjatë raportimit të saj në Komisionin për Buxhet dhe Transfere në Kuvendin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit