1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajm i mirë për familjet pa të punësuar: Nga nesër mund t’i tërheqin paratë e qeverisë

Rekomandime

Ministrja e Financave Hykmete Bajrami ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka realizuar pagesat për masën 15 në shumë prej 1,991,210.00 euro për 15,317 familje përfituese të cilët nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

- Advertisement -

Bajrami ka bërë të ditur se përfituesit mund t’i tërheqin mjetet që nga dita e nesërme.

“Me këtë rast, lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore”, ka shkruar Bajrami në Facebook:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit