1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Lajm i mirë, votohen pesë marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend

Rekomandime

Sot po vazhdon seanca e kaluar e Kuvendit ku mbetën pesë pika të papërfunduara.

Kryeparlamenmtarja Vjosa Osmani bëri të ditur se për këto pika do të votohet direkt, pasi kështu ishinh marrë vesh me deputetët sedancën e kaluar.

- Advertisement -

Për herë të dytë është votuar sot për pikën e tretë ““Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim”, pasi nuk kishte kaluar në herën e parë në Kuvend.

Ndërsa, në Kuvendi me 84 vota për dhe asnjë kundër kanë kaluar sot katër marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me financa.

Këto janë pesë pikat:

- Advertisement -

1.Votimi i Projektligiit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet

Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar

- Advertisement -

2. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjet Republikës se Kosovës dhe Bankës Evopiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të ujërave të zeza në Gjilan,

3. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financimin e projektit për kadastër të patundshmërisë dhe infrastrukturës gjeohapësinore ndërmjet Republikës të Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit ”Dogana 2020″ ,

5. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evopian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit “Fiskalis 2020”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit