1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Lajm i mirë: Werder Bremen konfirmon ardhjen e Milot Rashicës

Rekomandime

Milot Rashica do të luajë për Kombëtaren e Kosovës në ndeshjet e muajit mars.

Para disa jave Werder Bremeni dhe shumë klube të njohura evropiane kishin paralajmëruar kombëtaret se mund të ketë “bllokim” të lojtarëve për shkak të rregullave të karantinimit nga pandemia Covid-19.

- Advertisement -

Një frikë e madhe e kishte kapluar Kombëtaren e Kosovës nga këto pretendime të klubeve dhe trajnerëve evropianë, por sot gjithçka është pozitive.

Clemens Fritzi, menaxher i klubit gjerman përmes një interviste tha se të gjithë lojtarët do të udhëtojnë për në shtetet e tyre.

- Advertisement -

Madje Fritzi thotë se do t’ishte e tepërt që t’i “bllokonin” lojtarët edhe njëherë tjetër edhe pse mundësia për ta bërë një gjë të tillë ishte afër.

Ne nuk mund ta përballonim 14-ditëshin e karantinimit.

- Advertisement -

As lojtarët nuk e donin këtë. Djemtë nuk ishin me shtetet e tyre në fazat e fundit, kështu që s’ka kuptim nga ne të bllokohen sërish.

Tani të gjithë presin të luajnë përsëri për vendet e tyre”, ka thënë Fritzi.

Kujtojmë se Milot Rashica kishte munguar në dy ndeshje për Kosovën pasi nuk ishte lejuar nga klubi i Werder Bremenit.

Ylli kosovar tani do të jetë i gatshëm për tri sfidat e “Dardanëve”, ndaj Lituanisë, Suedisë dhe Spanjës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit