Aktivistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Donika Gërvalla ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në partinë e saj.Ajo ka akuzuar drejtuesit e partisë për lidhje me PAN-in dhe për hipokrizi, raporton Gazeta Blic.“Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krimit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën”, ka shkruar ajo.
Reagimi i plotë:
Naser Arifi i paska rënë pikës, i guximshëm dhe i sinqertë deri në fund.
Pikërisht kështu si i ka përshkruar Naseri i njoha edhe unë “perlat e reformatore ” të Lidhjes. Në kafe gojën plot reforma, në mbledhje, kryesi, KP apo Kuvend heshtje varri.Vdekja LDK-së nuk po i vjen vetëm nga ndërthurrja e interesave të kreut të saj me krahun politik të krimit në PAN, por në radhë të parë nga hipokrizia dhe oportunizmi i atyre që janë në strukturë, e shohin të vërtetën dhe nuk ndërmarrin asgjë për ta ndalur të tatëpjetën.