1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Lajmërohet Grenell: Mbështet seancën e nesërme për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

Rekomandime

I dërguari Special i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është lajmëruar pas shumë kohesh duke e mbështetur mocionin e seancës së nesërme për mocionin ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Grenell ka shpërndarë postimin e Ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, ku thotë se është i gëzuar që nesër do të mbahet seanca e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Raportet e kryeministri Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin në një fazë kritike pasi ky i fundit nuk po i dëgjonte për heqjen e taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë, kërkesa këto që vet Kurti kishte deklaruar para zyrtarëve amerikanë se do t’i plotësonte.

- Advertisement -

Po ashtu edhe i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka deklaruar shumë qartë se kryeministri Albin Kurti po gabon rëndë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe kërkesave të saj.

Kujtojmë se Kosnett në Twitter ka shkruar se është i kënaqur që Kuvendi i Kosovës të mban seancën për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti.

- Advertisement -

Ai ka thënë se edhe kryeministrit Kurti i ka deklaruar se është me rëndësi që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën e vendit.

“Jam i kënaqur që Kuvendi do të mbajë seancën e votimit të mosbesimit nesër. Siç i kam thënë edhe Kryeministrit sot, është me rëndësi për Kuvendin dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektohet Kushtetuta“, ka shkruar Kosnett.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit