3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Lajmërohet Grenell: Nuk është folur për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë!

Rekomandime

I dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi e ka mohuar sërish të jetë folur rreth shkëmbimit të territoreve.

- Advertisement -

Ai ka reaguar në këtë mënyrë rreth konferencës online të Kurtit për mediet ndërkombëtare, organizuar nga “PresseClub Concordia” me seli në Vjenë.“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje – dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time.

Këtë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar ai në Twitter.

Postimit, Grenelli ia ka bashkëngjitur një citat të analistit dhe gazetarit boshnjak, Jasmin Mujanoviq, i cili ka përmbledhur konferencën online të Kurtit. Mujanoviq, në Twitter shkruan se Kurti gjatë konferencës ka deklaruar se “bisedimet për shkëmbim territoresh kishin nisur gjatë mandatit të Frederica Mogherinit dhe se po udhëhiqen drejtërsëdrejti nga zyret e Vuçiqit dhe të Thaçit.

- Advertisement -

Grenelli e kishte marrë këtë ide dhe ka vazhduar t’i bëjë presion bllokut të Kurtit për të lëshuar pe ndaj asaj që ai (Kurti) e ka quajtur zgjidhje e pamatur e shpejtë”.There has been absolutely no talk of land swaps from me – and it’s never been discussed by anyone else in my presence. We have said this many times. https://t.co/9q3cX3d17W— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 20, 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit