2.6 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Lajmërohet Haki Abazi: I kapet ministrisë së drejtuar nga Agim Veliu se po fsheh disa dosje

Rekomandime

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës njëherit anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se Ministria e Punëve të Brendshme është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve.

- Advertisement -

Kështu tha ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ku mes tjerash shtoi se MPB dhe AKI e dijnë se nga kanë ardhur dosjet e Dhomave të Specializuara.

“Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet.”, ka shkruar ai.

Shkrimi i plotë nga Haki Abazi:

- Advertisement -

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të bëra gjatë dhe pas luftës. MPB është e kapur dhe e kontrolluar që të mos hapen dosjet e vrasjeve dhe orkestrimit të rasteve përfshirë edhe vrasjen e gazetareve dhe dëshmitarëve.

MPB dhe AKI e kanë të qartë dhe në dispozicion informatën prej nga kanë ardhur dosjet e dhomave të specilizuara. Ata nuk guxojnë të veprojnë dhe kjo është arsyeja që krijojnë spektakle. me mendu keq e mbrapsht janë të parët.

- Advertisement -

Qeveria e tanishme ilegale është instrument i kapjes së shtetit dhe mekanizmit për koncesione ndaj Serbisë, bashkëveprim me krimin e organizuar dhe skemakt e korrupcionit në të gjitha nivelet.

Zgjedhjet janë zgjidhja, të gjithë ata që janë kundë zgjedhjeve sot janë për vazhdimin e krimit dhe korrupcionit.

Largimi i Thaçit nga politika do të duhej gjithashtu ta çlironte LDK nga klika e SHIK-ut dhe urdhëruesve të vrasjeve të…

Gepostet von Haki Abazi am Donnerstag, 24. September 2020

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit