Sonte u raportua se ka pasur të shtëna me armë zjarri në veri në drejtim të Policisë së Kosovës, por këto raportime nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
E duket se ky sulm në Zubin Potok i pakonfirmuar, do të merret si shkas për një ndërhyrje të Policisë së Kosovës, të hënën (sot), në veri.
Burime të Ballkani.info thonë se një aksion i gjërë i policisë do të realizohet të hënën.
Tashmë janë njoftuar disa nga drejtuesit e policisë.
Ballkani nuk ka mundur ta konfirmoj zyrtarisht një lajm të tillë.